TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2023, 14:09

Publikohen pamjet si u grabit posta private tek “5 Maji” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet si u grabit posta private tek “5 Maji” (Video)

Një postë private është grabitur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji”, ndërsa ditën e sotme janë publikuar pamjet si nodhi ngjarja.

Siç duket në pamje, një person i armatosur me thikë, i pajisur me skafandër, kërcënon punonjësin e postës dhe i merr atij shumën e parave.

Pasi merr paratë e postës, ai largohet me një motomjet.

Shuma e parave të grabitura nuk është bërë e ditur, ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 mbrëmjen e djeshme ndërsa autori është kapur nga Policia.



grabitja e postës publikohen pamjet

Lini një Përgjigje