TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2023, 12:03

Të hënën nis stërvitja e trupave të NATO-s, Rama: Shqipëria nyje strategjike e sigurisë rajonale

Shkruar nga Pamfleti

Të hënën nis stërvitja e trupave të NATO-s, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, e cila do të zhvillohet në vendin tonë ditën e hënë.

Në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Sipas kreut të qeverisë Shqipëria, si partner i besueshëm luan një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.

“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s

Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal  për paqen dhe stabilitetin në rajon  #Defender2023”, shkruan Rama.

 

Lini një Përgjigje