TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2023, 11:22

Qeveria stepet nga presioni i Athinës, pezullon shembjen e hotelit në Dhërmi të mbështetësit të Belerit

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria stepet nga presioni i Athinës, pezullon shembjen e hotelit në

Shembja e hotelit në Dhërmi, në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit, Fjorentin Beli është pezulluar. IKMT dhe policia janë tërhequr nga aksioni, me argumentimin se është sezoni turistik para, dhe se aksioni do të kryhet pas sezonit.

Kujtojmë se paraditen e sotme Beli ka dhënë një intervistë për mediat greke, duke thënë se aksioni që i ka mbërritur dy ditë pas zgjedhjeve tek hoteli, lidhet pikërisht me mbështetjen e tij ndaj Fredi Belerit, ku ka qenë komisioner i tij në Kudhës.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i jashtëm Nikos Dendias, i cili tha se do të merren me këtë çështje, duke e cilësuar tepër të rëndë.

Dendias ka kërcënuar po ashtu se të hënën do ta bëjë të madhe në Bruksel çështjen e arrestimit të Fredi Belerit. Duke folur në televizionin STAR, ai kërkoi që Beleri të lirohet menjëherë nga qelia.

“Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi ai.

Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ende në burg ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai, raporton “Protothema”.

shembja e hotelit në dhërmi athina ikmt

Lini një Përgjigje