TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2023, 07:24

Çështja Beleri, Arian Çani: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë më asnjë marrëdhënie

Shkruar nga Pamfleti

Çështja Beleri, Arian Çani: Shqipëria dhe Greqia nuk

Gazetari Arian Çani tha se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Greqinë nuk janë më ekzistente.

Sipas tij çështja Beleri ka dëmtuar ndjeshëm raportin, ndërsa ngriti dhe pyetjen për të disatën herë se përse nuk lejohet betimi i Belerit. Gazetari theksoi se kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin në burg, pra ai mund të ‘kalbet’ në burg, por nuk ka pse t’i mohohet e drejta për t’u betuar.

“Ishte për t’u kaluar reforma e pensioneve për shqiptarët, do rregulloheshin, siç është bërë me Italinë. Ka qenë pjesë e vullnetit të përbashkët, është stopuar. Unë thash vetëm një gjë se ka shumë, ka disa gjëra se s’ka ndonjë gjë të madhe. Që kur u tërhoqën grekët në vitin 2008 pas krizës, nuk gëlonte ndonjë gjë greke këtu, kishte kohë që ishin tërhequr. Vendet në kufi kanë probleme, Franca me Gjermaninë kanë pasur probleme dhe shumë vende të tjera si Çekia me Poloninë e këto, nuk shkojnë fare, por s’po flasim për këto. Le ta marrim sikur Beleri dhe grekët nuk janë në terezi dhe kërkojnë qiqra në hell, meqë Shqipëria do të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, pse s’e lë të betohet dhe të vazhdojë burgun?”, u shpreh Çani në një intervistë për “Now”.

beleri arian cani shqiperia greqia marredhenie

Lini një Përgjigje