TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2023, 13:07

Ervin Mata i Bablokut dhe burri i Albana Vokshit, fillojnë shitjet te kulla “Ekspozita Building”

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Mata i Bablokut dhe burri i Albana Vokshit, fillojnë shitjet te kulla
Ervin Mata dhe Albana Vokshi

Pavarësisht ngjyrave “blu” e “mavi”, ata u bënë bashkëpronarë të truallit me letra false te ish-“Ekspozita Shqipëria Sot”, gjatë pushtetit të Sali Berishës kryeministër dhe Edi Ramës Kryetar i Bashkisë Tiranë; kohë kur Albana Vokshi ishte drejtoreshë fondesh në kryeministri, ndërsa motra Mimoza Vokshi ishte drejtoreshë e privatizimeve...

Ndërkohë që SHBA-BE po kërkojnë gjurmim, hetim, bllokim dhe konfiskim të pasurive e llogarive me burim veprimtaritë kriminale; trafikantët, kontrabandistët dhe pastruesit e parave, vazhdojnë të ndërtojnë kulla pa asnjë kontroll dhe e po i tjetërsojnë në pronësi zinxhir, me shitje e rishitje në themel e karabina.

Këtë po bëjnë, me kullën 100 metër të lartë “Ekspozita Building” te ish-“Ekspozita Shqipëria sot”, ortakët në truall e investim të saj: Ervin Mata i kokainës, i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama, dhe Arjan Tartari, burri i deputetes së Sali Berishës, Alban Vokshi.

Ervin Mata i Bablokut dhe burri i Albana Vokshit, fillojnë shitjet te kulla

Nga frika e sekuestrimit prej SPAK; ende pa përfunduar, pa u kualiduar teknikisht dhe pa marrë lejen e shfrytëzimit kulla, trafikanti Ervin Mata dhe Arjan Tartari, koncensionari i puseve të naftës, i 8 HEC-ve dhe kontrabandisti i hidrokarbureve, kanë nxjerrë në shitje të përshpejtuar apartamente, suita, njësi tregtare, zyra, garazhe, madje dhe tarracën për e poste parkimi mbi tokësore rrotull kullës.

Ndërkohë që deputetja “blu” Albana Vokshi e Foltores, akuzon kryeministrin “mavi Edi Rama e krye bashkiakun Erjon Veliaj, për dhënie leje ndërtimi kullash trafikantëve, burri i saj kontrabandist Arjan Tartari dhe trafikanti Ervin Mata, para 4 vitesh kanë marrë leje për kullën “Ekspozita Building”.

Kur Babloku u dha lejen e ndërtimit më 4 nëntor 2019, nuk u kërkoi deklarimin e burimit financiar, të ndërtimit të kësaj kulle 100 metër të lartë e me sipërfaqe mjedisesh 67 mijë e 366 m2; por burimet e trafikantit Ervin Mata dihen, ndërsa burimet financiare të Arjan Tartarit duhet të i deklarojë gruaja e tij deputete Albana Vokshi.

Saktësojmë, se truallin ua dhuroi e ua shiti për “5 lekë” Genc Ruli; lulishten 1100 m2 e grabitën me letra false me miratim të Lali Erit, lejen e ndërtimit ua dha Edi Rama me dosje penale false, duke shpërfillur ligjin anti-mafie.

Pavarësisht ngjyrave “blu” e “mavi”, ata u bënë bashkëpronarë të truallit te ish-“Ekspozita Shqipëria Sot”, gjatë pushtetit të Sali Berishës kryeministër dhe Edi Ramës Kryetar i Bashkisë Tiranë; kohë kur Albana Vokshi ishte drejtoreshë fondesh në kryeministri, ndërsa motra Mimoza Vokshi ishte drejtoreshë e privatizimeve./Pamfleti

 

ervin mata albana vokshi babloku

Lini një Përgjigje