TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2023, 13:00

Ishte thirrur sot në SPAK, shtyhet seanca për marrjen në pyetje të Rakip Suli

Shkruar nga Pamfleti

Ishte thirrur sot në SPAK, shtyhet seanca për marrjen në pyetje

Seanca për marrjen në pyetje të kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, është shtyrë për më datë 6 nëntor në orën 11:00.

Shkak është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë. Ai ishte parashikuar të paraqitej këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim të çelur për shpërblimet e tërmetit.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe z.Suli të japë shpjegime.

spak

Lini një Përgjigje