TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2023, 09:17

Moti i keq në vend/ Probleme në disa akse rrugore në Shkodër, ndërprerje energjie në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend/ Probleme në disa akse rrugore në

Shqipëria është përfshirë nga reshje intensive gjatë pasdites së djeshme. Për më shumë se 2 orë nga ora 18-20, reshjet me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të qytetit të Shkodrës. 

Pas rënies së intensitetit të reshjeve, punonjës të ujësjellës kanalizime së bashku me shërbimet publike të bashkisë Shkodër kanë dalë në terren, ku pas zhbllokimit të pusetave dhe lirimit të kanalizimeve, është bërë i mundur normalizimi i situatës. 

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar në rrejetet sociale edhe kryetari bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka garantuar se bashkia është në punë dhe grupet e punës janë në gadishmëri për menaxhimin e plotë të situatës. 

Moti i keq në vend/ Probleme në disa akse rrugore në

Ndërkohë, moti i keq shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë në Lezhë, ku pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE në terren u bë i mundur riparimi i defekteve dhe rikthimin e energjisë në pjesën më të madhe në zonat ku u krijuan probleme.

Moti i keq në vend/ Probleme në disa akse rrugore në

moti i keq

Lini një Përgjigje