Deputeti demokrat Samir Korreshi në një intervistë për mediat ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e dhunës së vazhdueshme të kartonëve të mazhorancës ndaj opozitës.
Sipas tij, maxhoranca po mbyll parlamentin.
“Do të anulohet parlamenti. Deri me 22 nëntor e kanë shtyrë. Gjithë këtë periudhë nuk do kemi mundësi as të flasim për probleme, për çfarë ndodhe, për hajdutërinë, për makutërinë por do të flasim direkt për buxhetin e shtetit. Pra çdo gjë do neutralizohet në parlamentin shqiptar. Nuk do kenë mundësi deputetët, nuk do kenë mundësi deputetët e opozitës që të flasin.", tha ai.
Më tej, Korreshi tha se Shqipëria nën udhëheqjen e Ramës, është në kushte diktature.
'Jemi në kushtet e një diktature. Ju them çfarë ligjesh që janë shkelur. Deputetët kane zgjedhur kreun i grupit Gazment Bardhin, Kjo është abc-ja e krejt nisjes e këtyre problemeve.
E dyta që është thelbësore e kërkesave tona është heqja e asaj të drejte që ka opozita për ngritjen e komisioneve hetimore. E ka përcaktuar kushtetuta nuk po na bëjnë ndonjë qokë ata. Duhet të firmosin një e katërta e deputetëve, ne që e kemi kërkuar kemi qenë 42 veta. Ndoshta kjo ka prishur balancat. Kemi kërkuar për Portin e Durrësit, skandalin McGonogal etj....', tha ai.
Lini një Përgjigje