
Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli pritet të shkojë sot në orën 11:00 në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim për shpërblimet e tërmetit.
Në datën 11 shtator është depozituar një kallëzim ndaj kryebashkiakut socialist nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion.
Prokuroria po kryen hetimet ndaj Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë:
“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe z.Suli të japë shpjegime.
SPAK ka vendosur nën hetim kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli dhe të Rrogozhinës Edison Memolla, pas denoncimeve që i dyshojnë të dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Memolla u paraqit pak ditë më parë në SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.
Disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë përfunduan të pandehur gjatë këtij viti sidomos për tenderat, si të denoncuar jo vetëm nga KLSH-ja por edhe të referuar nga prokuroritë e zakonshme që ja përcollën kompetencën SPAK.
Kallëzimi është depozituar nga avokatja Adriana Kalaja, e cila në një deklaratë për mediat renditi edhe arsyet Sipas saj në SPAK dorëzuan auditimin e KLSH, ku janë konstatuar shumë shkelje.
Lini një Përgjigje