TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2025, 18:15

Emigrantët e depërtuar nga Italia zbresin nga anija ‘Libra’, transportohen për t’u vendosur në kampin e Gjadrit! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Emigrantët e depërtuar nga Italia zbresin nga anija

40 emigrantët e depërtuar nga Italia kanë zbarkuar nga anija ‘Libra’ në Portin e Shëngjinit. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija i është dhuruar shtetit shqiptar.

Emigrantët e depërtuar nga Italia zbresin nga anija

Anija u nis nga Brindisi mëngjesin e te premtes. Të 40 emigrantët do të vendosen në kampin e Gjadrit, i cili me dekret të qeverisë italiane është kthyer në Qendër Paraburgimi për Riatdhesim.

Emigrantët e depërtuar nga Italia zbresin nga anija

Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në Brindizi ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka rregulluar procedurën e transferimit në objektin e ndërtuar prej tyre në Shqipëri.

Emigrantët e depërtuar nga Italia zbresin nga anija

Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar pranuar qëndrimin e tyre në këtë qendër.

Emigrantët e depërtuar nga Italia zbresin nga anija

Lini një Përgjigje