Kreshnik Spahiu thotë se arsyeja pse në garën për kreun e PD-së nuk ka kandidatë të tjerë, lidhet drejtpërdrejt me kontrollin e procesit të votimit dhe fshehjen e numrit real të anëtarësisë. Sipas tij, Sali Berisha ka larguar ose neutralizuar çdo figurë që mund të hynte në garë, pasi nëse do të kandidonin emra të tjerë si Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Meremeja apo Vladimiri, secili prej tyre do të kishte komisionerë në qendrat e votimit dhe do të kishte kontroll mbi numërimin e votave.
Spahiu pretendon se pikërisht kjo do të nxirrte në pah pjesëmarrjen reale dhe do të tregonte se PD-ja, sipas tij, nuk ka më shumë se 10 mijë anëtarë aktivë. Ai shton se duke qenë i vetëm në garë, Berisha kontrollon të gjithë administrimin e procesit dhe mund të manipulojë shifrat për pjesëmarrjen dhe anëtarësinë.
“Sali Berisha i eliminoi të gjithë kundërshtarët brenda partisë, të gjithë kandidatët e saj, cdokënd që do ishte në garë dhe që do të kishte të drejtën për komisionerë. Eliminimi i të gjithë kundërshtarëve bën të mundur që Berisha të fshehë anëtarësinë e vërtetë në PD. Duke votuar një anëtar në votë, nëse do të merrnin pjesë Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Meremja apo Vladimiri, të pestë këta do të kishin komisionerë dhe do numëroheshin të paktën votat e prëgjigjshme. Sali Berisha do ta fshehë rrudhjen e partisë sepse ajo parti nuk ka më shumë se 10,000 anëtarë. Duke mos lejuar kandidatët në garë, Berisha ka vetëm komisionerët e vet dhe do deklarojë 100,000 vota, 100,000 anëtarë. Pra do gënjejë edhe për numrin e anëtarëve dhe votuesve. Ai fsheh rrudhjën e partisë. Berisha përmes eliminimit të kundërshtarëve, eliminon ccdo lloj fraksioni që në të ardhmen do të zyrtarizohej dhe në zgjedhjet e ardhshme, kur Berisha të jetë 90 vjec, ai fraksion do të ishte në rritje", tha Spahiu për "Report Tv".
Lini një Përgjigje