TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2026, 13:31

Plagosja e efektivit në Tiranë, Softa: Duhet të ishte kundërpërgjigjur me armë!

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e efektivit në Tiranë, Softa: Duhet të ishte
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa foli për ngjarjen ku mbeti i plagosur një efektiv policie. 

Softa tha se duhen parë rrethanat e ngjarjes dhe nënvizoi se kur sulmi me armë është real, efektivi i policisë duhet të reagojë.

Gazetarja: Është ngjarje që nuk është rastësi. Është agjent i plagosur në banesën e tij. Ka nisur hetim disiplinor pasi fqinji i tij, Kejdi Spaja kishte dalë nga arresti i shtëpisë. Ka krijuar shumë konfuzion, Kejdi Spaja, ishte në arrest shtëpie, në janar është kapur me armë zjarri pa leje dhe me municione. Banesat e tyre ishin me distancë 2-3 metra. Ka qenë motivi, i një borxhi të pashlyer, të dy vëllezërve me Kejdi Spajën. Konflikt që para pak muajsh, kishte kaluar në përplasje fizike. 45 minuta para ngjarjes, ata janë vendosur para banesave të tyre. Dy vëllezërit, dyshohet se të dy kanë pasur armë zjarri. Janë gjetur 12 gëzhoja në vendngjarje. Nuk ka dyshime për policin. Nga pamjet nga grupi i hetimit, Kejdi Spaja ka qenë në derën e banesës së tij. Nuk kemi pamje filmike që ata kanë qenë bashkë në lagje. Ai ka qenë në derën e banesës së tij. Është një rastësi. Para 4 muajsh, Kejdi Spaja ka goditur me grusht dy vëllezërit.

Fatjon Softa: Është ngjarje e rëndë, goditet një person i policisë. Nëse një person ka qenë arrest shtëpie dhe polici nuk raporton, kemi shkelje dhe kemi mungesë monitorimi të personave që janë në arrest shtëpie. Fakti që ka goditur policin në këmbë, ose ka qenë makina në lëvizje e sipër, ose ka qenë i trembur. Duhet parë qëllimi. Është pezulluar nga detyra, ka një hetim. Janë rrethana ku pritet qëndrim zyrtar i policisë. Reagim, mos reagim është ligji për armët e zjarrit. Kur ka sulm, kur rrezikohet jeta, arma e zjarrit, duhet të ketë reagim. Mënyra si duhet ta mendonte, varet nga rrethanat dhe ambienti. 

plagosja e efktivit ne tirane

Lini një Përgjigje