TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2026, 13:01

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimeve, GJKKO rrëzon kërkesën e dy ish- drejtorët e KESH dhe ARRSH-së

Shkruar nga Pamfleti
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimeve, GJKKO rrëzon kërkesën e
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimeve

GJKKO vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjuli dhe ish-drejtuesin e KESH, Erald Elezi, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve për dosjen e Tunelit të Llogarasë.

Dy ish-zyrtarët kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, duke argumentuar se afati 6-mujor i hetimeve përfundon pas dy ditësh.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e tyre dhe njëkohësisht miratoi kërkesën e SPAK për shtyrjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjerë.

Hetimet lidhen me procedurat e tenderit për Tunelin e Llogarasë, ku SPAK ka ngritur dyshime për shkelje të barazisë në tendera.

Në këtë dosje është përfshirë Balluku, ndaj së cilës SPAK kërkoi pezullimin nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Masat u vendosën nga GJKKO në nëntor 2025 dhe janë lënë në fuqi edhe nga shkallët e tjera të gjyqësorit.

Rreth një javë më parë, Balluku iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar heqjen e masës së pezullimit nga detyra. 

spak zgjat me 3 muaj afatet e hetimeve

Lini një Përgjigje