TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2026, 08:43

Temperatura deri në 30 gradë, meteorologia zbulon si do të jetë moti këtë javë 

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në 30 gradë, meteorologia zbulon si do të
Foto Ilustruese

Ndërsa kemi kaluar mesin e muajit maj, të gjithë presim që situata meteorologjike të ndryshojë dhe të kemi temperatura më të larta.

Dhe duket se kjo do të ndodhë. Kështu shprehet meteorologia Ladja Porja nga Meteoalb. Këtë javë, me përjashtim të vranësirave të herë pas hershme, moti pritet të jetë i ngrohtë.

Temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa në zona të izoluara, mund të ketë dhe ditë me reshje shiu.

Meteorologia Lajda Porja: Ka përmirësim të kushteve atmosferike dhe parashikohet që deri të premten moti të jetë i kthjellët. Të enjtën dhe të premten pritet të ketë reshje të pakëta në disa zona të izoluara të vendit, kryesisht në veri-lindje.

Do kemi çdo ditë rritje të temperaturave. Temperatuat do shkojnë deri në 30 gradë celcius. Nuk do jetë me diell e gjithë java, por do të ketë herë pas here vranësira apo rebesh. Më në fund, do kemi vlera të larta, duke nisur nga mesi i javës.    

parashikimi i motit

Lini një Përgjigje