Lexues të “Pamfleti”, ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Berisha sulmon Altin Dumanin/ Ka mashtruar për vilën ku banon!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, 18 maj, pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” lidhur me dosjen “Partizani”.
Berisha ka sulmuar ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke e akuzuar se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij, në formularët e ILDKPI-së, për të kaluar procesin e Vettingut.
“Unë jam këtu për një denoncim tjetër, denoncim të ri, i cili fakton se Altin mashtruesi, Altin Troplini ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon.Ky njeri që kryeson Vettingun tani, është i padenjë për asnjë funksion, përveçse në bankën e akuzës.
Sot, do t’ju tregoj për vilën ku banon Altin Troplini, që nëse ju bëni një kontroll të intervistave të tij, ai thotë se unë banoj me qira dhe se në dokumentet shtetërore ka deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës me bashkëshorten e tij aktuale, në mënyrë që askush mos të mund të lidhë ndërtimin e vilës me dhëndurin. Pra Altini është bërë dhëndër aty në atë familje pasi ishte ndërtuar vila dhe nëse dikush do thonte se aty është ndërtuar vila pas martese, të thuhej se është mashtrim.
Kur u bë Vettingu i Altin Troplinit, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale, ku deklarojnë se paratë për ndërtimin e vilës i kanë marrë nga misionari G.B. E kuptoni ju, bamirësi i madh si puna e Rrapush Xhaferrit.”, tha Berisha.
Arben Malaj kritika Ramës/ Ka karizëm, por nuk di të bëjë shtet
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar figurën politike të kryeministrit Edi Rama.
Teksa ka folur për njohjen e tij të hershme me Ramën, Malaj kujtoi momentin kur kishte shkuar për ngushëllim në familjen e tij pas ndarjes nga jeta të të atit, së bashku me Fatos Nanon dhe Ben Blushin.
Ai u ndal edhe te mënyra se si Rama u bë pjesë e politikës aktive. Malaj tregoi se ish-kryeministri Fatos Nano kishte zakon të afronte në ekip njerëzit që e kritikonin, duke u kërkuar të jepnin alternativa konkrete.
Sipas tij, fillimisht në dekretin për postin e ministrit të Kulturës ishte emri i Luan Ramës, por më pas Nano ndryshoi vendim dhe përzgjodhi Edi Ramën.
“Nano tha: ‘Ramën e lashë, po hoqa vetëm Luanin’”, u shpreh Malaj.
Gjatë intervistës, ish-ministri socialist shprehu edhe rezervat e tij për mënyrën sesi Edi Rama drejton vendin.
Malaj shtoi gjithashtu se sipas tij, 'kryeministri është viktimë e përbindëshave të tij të brendshëm'.
Skandali që prek Shqipërinë dhe Ballkanin/ 4iG e "One Albania" dhe hija e ndikimit politik
Grupi hungarez i telekomunikacionit dhe infrastrukturës digjitale 4iG, një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, është vënë në qendër të zhvillimeve politike dhe institucionale që mund të kenë pasoja më të gjera për Ballkanin Perëndimor.
Debati publik në Hungari u intensifikua pas deklaratave të Kryeministrit hungarez, Peter Magyar, lidhur me marrëveshjen prej 1.311 trilion forintësh të nënshkruar mes Ministrisë hungareze të Mbrojtjes dhe 4iG para zgjedhjeve. Marrëveshja përfshin projekte për modernizimin digjital të forcave të armatosura, sistemet e komandës dhe teknologjitë hapësinore deri në vitin 2035, me një vlerë totale të vlerësuar rreth 4.3 miliardë dollarë.
Magyar deklaroi se disa angazhime të marra nga qeveria e mëparshme mund të rishikohen, duke shkaktuar reagime në treg dhe duke rritur pasigurinë lidhur me kontratat shtetërore të ardhshme të grupit. Vëmendja është përqendruar edhe te aktivitetet e kompanisë në Ballkan, ku 4iG ka zgjeruar ndjeshëm praninë e saj në sektorin e telekomunikacionit, përfshirë pjesëmarrjen në One Albania, por jo vetëm.
Korporata hungareze, e cila ka pasur lidhje të forta me Qeverinë Orban, ka përfituar projekte të mëdha rajonale në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Lidhje me qarqet ruse/ Trafikanti Ago Gjolaj mburret si korruptoi gjykatën
Nëpër lokalet e Kompleksit Delijorgji, oazit të krimit në Tiranë, kontrabandisti dhe trafikanti me damkë Ago Imeri Gjolaj, pronar i “8S2”, mburret se si arriti të rrëzonte në Gjykatën e Shkodrës dosjen e prokurores Blerta Hamza, duke paguar gjykatën.
Dy hetues të BKH dhe një agjent i infliltruar i policisë mësohet se kanë regjistruar kontrabandistin e linjës Shkodër- Mali i Zi, Ago Gjolajn kur mburrej se si e kishte korruptuar gjyqtarin e çështjes, përmes një sekseri, për të cilin do të flasim në vijim, përfshirë shumën e saktë të parave të korrupsionit që kanë shkuar në xhepin e gjyqtarit, i cili i ktheu trafikatit Gjolaj pasuritë produkt i aktivitetit kriminal.
Trafikanti dhe kontrabandisti Ago Gjolaj, përfaqëson një nga linjat e pastrimit të parave në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë edhe një jaht luksoz në Mal të Zi, nën hundën e institucioneve ligjzbatuese.
I lidhur me qarqe serbe dhe ruse, të skeduara për qëllime armiqësore në Shqipëri dhe në Evropë në tërësi, Ago Gjolaj përfaqëson kalbëzimin, rënien dhe kapjen me para të pista të drejtësisë në Shqipëri.
Nëpër mejhanet e Tiranës, Ago Gjolaj është regjistruar edhe duke përgojuar me emra edhe krerët aktualë më të lartë të Policisë Shtetit, për të cilët është shprehur se i ka ndihmuar, se i ka mbajtur me para dhe se i ka suportuar të ngjiten në karrierë, por që ata po tregohen mosmirënjohës ndaj tij. Gjolaj lakon nëpër tavolina me emër mbiemër drejtuesit më të lartë aktualë të Policisë së Shtetit, prokurorë, gjyqtarë dhe përfaqësues të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, duke pretenduar se i ka paguar.
Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00
Lini një Përgjigje