Viti i ri akademik (2026-2027) në institucionet e arsimit të lartë do të nisë më 5 tetor 2026 dhe do të përfundojë më 24 shtator 2027. Kjo përcaktohet në urdhërin e firmosur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Dokumenti parashikon gjithashtu që institucionet publike të arsimit të lartë, pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha degëmarrjet “Tingëllimi i studentit”, si edhe listat e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore si dhe institucionet e arsimit të lartë.
Urdhri i Ministrisë së Arsimit:
“REPUBLIKA E SHQIPËRISË, MINISTRIA E ARSIMIT
Nr. 3650/Prot. Tiranë, më 11.05.2026
URDHËR
Nr. 139, Datë 11.05.2026
PËR CAKTIMIN E DATËS SË FILLIMIT DHE MBARIMIT TË VITIT AKADEMIK 2026-2027, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 7 dhe pikës 1, të nenit 87, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
URDHËROJ:
Fillimin e vitit akademik 2026-2027, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 5 tetor 2026 dhe mbarimin e tij në datën 24 shtator 2027.
Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues të dërgojnë në të gjitha degëmarrjet “Tingëllimi i studentit”, si dhe listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe institucionet e arsimit të lartë.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRJA
MIRELA KUMBARO FURXHI”.

Lini një Përgjigje