TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 17:11

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja/ Çështja i kalon SPAK-ut, prokurorët Adnan Xholi dhe Vladimir Mara 'zbarkojnë' në vendngjarje!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja/ Çështja i kalon SPAK-ut,

Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë në dorë çështjen e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua sot me tre plumba brenda sallës së gjyqit.

Prokurorët e SPAK-ut kanë zbarkuar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë dy prokurorët e SPAK-ut Adnand Xholi dhe Vladimir Mara të cilët do të merren me çështjen.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 15:40, ku pas dhënjes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkëmbi (palë në këtë proces) ka nxjerr armën në sallën e gjyqit dhe ka qëlluar fillimisht gjyqtarin Kalaja, e më pas palën kundërshtare Rakip dhe Ervis Kurtajn (babë e bir).

Pas të shtënave, gjyqtari ka arritur të dalë nga salla, por më pas është rrëzuar në tokë. Ndërkohë vetë autori nuk është larguar, ai e ka dorëzuar armën te roja e sigurisë në gjykatë. 

“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, thuhej në njoftimin e polcisë.

Lini një Përgjigje