TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2024, 19:54

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Eksperti Softa: Vrasje me pagesë, është hedhur pare e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Eksperti Softa: Vrasje me pagesë,

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka treguar detaje lidhur me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas një ditë më parë. Ai tha se është e qartë nga mirëorganizimi i atentatit, se ekzekutorët e kanë vëzhguar Bejtjan me kamera.

Lidhur me faktin se Bejtja u ka shpëtuar tre atentateve më parë, Softa tha se kjo tregon që ka qenë një vrasje me pagesë, pasi kundërshtarët donin ta “hiqnin qafe me çdo kusht”. Madje sipas tij, është paguar një shumë e majme për ta realizuar.

Sipas tij, shkaku nuk është vetëm hakmarrje, por prishje e pazareve mes grupeve kriminale.

“Duket sikur kanë vendosur përsëri kamera dhe ndoshta përmes kamerave kanë mundësi ta evidentojnë përmes një salle. Se të jesh në gjendje të mbash në vëzhgim për një kohë kaq të gjatë një banesë do kthehet apo jo. Edhe 3 atentat kryesisht janë bërë në këtë zonë dhe u ka shpëtuar, por nuk pati mundësi për herën e katërt. Ishte një atentat i egër, armët e përdorura, mjeti i përdorur, skemat e njohura të krimit. Një person që ndoshta në kërkim nga policia, por ja që krimi e gjen”, tha Softa.

Bejtja kishte 8 muaj që kërkohej nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që u bë ndaj tij në muajin korrik 2023, por Softa thotë se krimi e gjeti më shpejt.

“Ka qenë një mundësi që ky të ishte një bashkëpunëtor me policinë apo drejtësinë, nëse do kishte mundësi të ishte...Nuk e di nëse ka pasur përpjekje nga policia.

Do kishte qenë në të mirë të dy palëve, për policinë mund të zbardhte shumë ngjarje, sepse konfliktet dhe tendencat për ta eliminuar nuk është vetëm një hakmarrje, prishje pazaresh. Është paguar para për ta eliminuar. Mjetet e përdoruara kanë kosto, rreziku që ata bartin në rastin e sulmit ka qenë me një lloj rrezikshmërie”, ka thënë Softa për Report Tv.

gentjan bejtja fatjon softa ekzekutim

Lini një Përgjigje