22-vjepari Gëzim Sinomati mbeti viktimë mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.
Për këtë krim mafioz eksperti Fatjon Softa shprehet se mbi të shkuarën e viktimës duhet të ndërtohen pistat për të zbardhur ngjarjen.
'Atentat mafioz në Vlorë! Të njëjtat skema ekzekutimesh, me një ndryshim që në vend të kallashnikovit kemi snaiper dhe nga rruga, goditja bëhet në banese, pjesa e tjetër, makina e atentatorëve largohet nga vendi ngjarjes dhe gjendet e djegur afër statcionit të trenit. Në atentat mbetet i vrarë një 22 vjeçar, Gëzim Sinemati, që është kthyer nga Belgjika gjatë festave të fund vitit. Me parë i është vënë tritol në afërsi të banesës. Profili i tij, do ndërtojë pistat e mundshme të hetimit.
Reagim i shpejtë i Policisë dhe rrethim i largët i zonës dhe krehje e territorit me shërbime të përforcuara.', shkruan eksperti.
Lini një Përgjigje