TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 07:07

Vrasja me snajper e 23-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 10 persona; pista ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja me snajper e 23-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 10

Një ekzekutim i tipit mafioz tronditi qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së sotme (7 janar 2024) në rrugën “Hajro Çakërri”, afër poliklinikës qendrore.

23 vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare. Deri tani janë shoqëruar në polici 10 persona për të dëshmuar. 

Dyshohet se vrasja është kryer me snajper dhe për hakmarrje. 

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.

Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale.

Lini një Përgjigje