TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2024, 22:04

“S’është vetëm një pistë”, Softa për vdekjen e 41-vjeçares në Durrës:  Një nënë me 4 fëmijë nuk arrin në vetëvrasje!  

Shkruar nga Pamfleti

“S’është vetëm një pistë”, Softa

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vdekja e Bedrie Lokës, mund të mos ketë qenë si pasojë e vetëvrasjes.

I ftuar në emisionin “Review”, në “Euronews Albania”, ai tha se është shumë e vështirë që një nënë të zgjedhë të vetëvritet me fotoksinë, sidomos kur ka kaluar edhe fazën e parë të shokut, pasi bullizmi ndaj saj në internet kishte filluar që një vit më parë.

Mund të mos jetë vetëm një pistë, mund të jetë vrasje, vetëvrasje ose shtyrje në vetëvrasje. Pse them që mund të jetë vrasje, zakonisht fotoksina, nga statistikat zakonisht përdoret nga moshat e reja 17-20 vjeçare. Një grua 41-vjeçare me 4 fëmijë, nuk besoj se mund të shkonte në këtë akt, për shumë arsye.

E para është nënë dhe ka edhe përgjegjësinë e fëmijëve të saj. Forca që duhet të japë nëna në raport me atë që vijnë nga jashtë, apo nga stresi. Kjo ngjarje pastaj ka një vit, ajo shokun e ka kaluar. Bashkëshorti në momentin që konstatoi që bashkëshortja ka pirë këtë lëndë helmuese e ka pasur mundësinë për t’i dhënë ndihmën e parë”, tha Fatjon Softa.

softa

Lini një Përgjigje