
Vijojnë reshjet e borës në juglindje të vendit, kryesisht në qarkun e Korçës, në akset rrugore Korçë-Voskopojë dhe Zëmblak-Doganë-Goricë.
Reshjet e dëborës bien me intensitet mesatar, ndërsa momentalisht nuk evidentohen bllokime dhe qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset rrugore.
ARRSH njofton se drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes. Sipas njoftimit, ata duhet të përdorin goma dimërore dhe në segmente të ndryshme të përdorin zinxhirët e dëborës.
Gjithashtu, po bëhet e mundur kriposja e rrugëve dhe hapja e tyre.
"Kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar edhe në Korçë-Voskopojë dhe në Zëmblak-Dogana Goricë
Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", njofton ARRSH.
Lini një Përgjigje