
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati duke folur për situatën në të cilën është përfshirë bota me konflikte të cilat po shpërthejnë anembanë, tha se rendi ndërkombëtar që ne përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje shumë të forta.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’ se konflikti i fundit mes Izraelit dhe Iranit është një kambanë alarmi se ku po shkon rendi botëror.
“Që nga 2015 si pasojë e luftës në Siri, ka një debat shumë të madh në Europë përsa i përket valëve të refugjatëve. Gjithnjë e më tepër, ne nuk po e pranojmë të ndryshmin. Gjithnjë e më tepër ne po flasim për ambulancat e detit për kampet e refugjatëve dhe jo për integrimin e tyre. Gjithnjë e më tepër kemi një përplasje mes Lindjes dhe Perëndimit brenda Europës, për mënyrën se si ne i trajtojmë të tjerët të ndryshmit. Kemi një rritje qoftë të anti-semitizmit në Europë qoftë të islamofobisë, të cilat janë burime ushqime për partitë e ekstremit të djathë dhe të majtë. Mos të harrojmë se ky është një vit zgjedhor në SHBA, në BE dhe në një pjesë të mirë të vendeve. Sado që ne po na kthehet në një këmishë për shtat të jetuarit në luftë apo në një situatë konflikti shihet qartë se rendi ndërkombëtar që ne përqafuam pas rënies së komunizmit ka marrë goditje shumë të forta. Jemi në një situatë ku e vjetra nuk është më ajo që ishte, ndërkohë që ka një situatë vakumi që ende nuk po mbushet dhe po formatohet siç duhet”, tha Bushati.
Lini një Përgjigje