TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2024, 21:21

“U ndava dhunshëm”, Spartak Ngjela në një rrëfim ndryshe: Kujtimet e të dashurave më “nxirrnin” nga burgu!

Shkruar nga Pamfleti

“U ndava dhunshëm”, Spartak Ngjela në një rrëfim

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një rrëfim ndryshe, ku ka uzbuluar disa momente gjatë kohës kur ishte i burgosur.

Në një intervistë për emisionin ‘Top Story’, ai u ndal në kujtimet e tij nga burgosja, teksa për herë të parë rrëfeu një detaj nga jeta private dhe mendimet që e bënin “të dilte nga qelia”.

Të them një gjë që se kam thënë kurrë më parë. Në momentet që je i izoluar, të vetmet kujtime që të nxjerrin jashtë burgut veç prindërve, janë të dashurat. Të kthehen me intensitet të madh. Më zërin e tyre, jo në kuptim real, por një eko që e ndjen dhe pastaj i bën analizën vetes.

Por problemi qëndron se të jep anën artistike që je jashtë. Jam ndarë dhunshëm nga e dashura kur u arrestova. U ndamë s’kishim ç’bënim. Nuk mbaj foto, dashuria është sublime, foto është individuale në moment që kanë familje, fëmijë, nuk bëhet”, tha ai.

ngjela

Lini një Përgjigje