TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2024, 19:43

Kandidatura e Belerit përçan Demokracinë e Re, ministri i Jashtëm grek dhe këshilltarja e Mitsotakis dalin kundër

Shkruar nga Pamfleti

Kandidatura e Belerit përçan Demokracinë e Re, ministri i

Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur si kandidat për eurodeputet Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg për blerje votash. Vendosja e Belerit si kandidat për eurodeputet nga kryeministri grek, ka futur konflikte brenda partisë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek, Aleksandra Papadhopoulou,janë shprehur kundër kandidaturës së Fredi Belerit.  Sipas tyre vendosja e tij në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje në europiane nga një çështje dypalëshe me Shqipërinë, teksa çështja sipas tyre duhet të jetë në instance të larta europiane.

Gerapetritis ka deklaruar edhe më herët se rasti i Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vjet burg për blerje votash, duhet të shihet si një shqetësim evropian dhe jo një çështje dypalëshe midis dy fqinjëve ballkanikë.

“Kjo nuk është një çështje dypalëshe. Nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian mbështet parimet e shtetit ligjor dhe respekton të drejtat politike të qytetarëve të tij, nuk është dypalëshe. Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”, ka deklaruar ai në muajin mars.

 

fredi beleri kyriakos mitsotakis

Lini një Përgjigje