TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2024, 18:59

Pse Mitsotakis ndryshoi mendje për kandidimin e Belerit?!

Shkruar nga Pamfleti

Pse Mitsotakis ndryshoi mendje për kandidimin e Belerit?!

Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka propozuar për eurodeputet në Parlamentin Europian emrin e Fredi Belerit.

Përfshirja e emrit të Belerit nga Demokracia e Re, thuhet se është vendosur nga kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, pas presioneve brenda partisë.

Çështja e kandidimit të tij ishte shndërruar në një kaos të vërtetë, me ndryshime të vazhdueshme, pasi në fund të javës së kaluar dukej se ishte e paracaktuar që ai të mos përfshihej në fletëvotim, ndërsa në ditët në vijim propozimet në favor të përfshirjes së tij në lista, filloi të fitonte sërish terren brenda partisë. Kjo më pas ka detyruar, kryeministrin të fus emrin e tij në listat e partisë.

Siç shkruante paraditen e sotme "protothema.gr", që mëngjesin e së shtunës është vendosru kaniddimi i Belerit. Kjo pasi djali i tij, Petros Beleris, ka zhvilluar të shtunën një takim me ministrin e Shtetit Makis Voridis, përfaqësuesin e qeverisë Pavlos Marinakis dhe këshilltarin e kryeministrit Thanasis Nezis. Pas këtij takimi ishte e qartë se kandidat do të ishte Fredi Beleris ose dikush tjetër nga familja e tij, pasi kishin qarkulluar skenarë të kandidaturës së mundshme të djalit të tij.

Lini një Përgjigje