
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ‘Arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe një qytetar si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.
Më pas toka i është shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.
Kjo kompani, rezulton të jetë në pronësinë e nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi.
Hetimet kanë nisur pas kallëzimeve të disa banorëve, pronat e të cilëve kanë përfunduar edhe në duart e oktapodit të tenderëve korruptivë, Arbër Abazi, nipi i Sadri Abazit, i cili në raportet ndërkombëtare përshkruhet si një prej nyjeve të krimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri.
Në krye të grupit kriminal dyshohet se qëndron ish kryetari i Komunës Bërxullë, sot Njësi Administrative e Vorës, Ymer Marku, i cili ka bërë kërdinë gjatë ushtrimit të detyrës, duke kaluar sipërfaqe të mëdha tokash në emrin e njerëzve të tij të afërt.
Lini një Përgjigje