TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2024, 13:49

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, ish-ambasadori: Çdo zhvillim negativ në Lindjen e Mesme, ndikon në Ballkan!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, ish-ambasadori: Çdo zhvillim negativ

Ish-ambasadori Sokol Gjoka teksa foli për sulmet iraniane kundër Izraelit, u shpreh se çdo zhvillim negativ në Lindjen e Mesme ndikon edhe në Ballkanin Perëndimor.

Gjoka nënvizoi se pavarësisht sulmeve dhe tensioneve të herëpashershme, shtoi se nuk mund të thuhet që jemi në pikën për fillimin e një luftë globale.

Ambasadori rikujtoi se Shqipëria ka qenë pre e sulmeve kibernetike të nisura nga Irani, për shkak edhe të pozicionimit krah Izraelit.

“Ne kemi qenë viktimë e një luftë kibernetike të ardhur nga Irani. Ne i dimë efektet e veprimeve të paprecedentë nga ana e Iranit që cënojnë sigurinë, por edhe paqen në çdo vend të botës. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i ndjekim me kujdes zhvillimet dhe politikat e Iranit. Irani është shkëputur nga kuadri i bisedimeve dhe mund të punojë edhe për krijimin e armëve bërthamore. Edhe ne si një vend i goditur nga lufta kibernetike e Iranit duhet të tregohemi vigjilente, ndonëse qëndrimet tona kanë qenë të matura. Edhe në partneritet me Perëndimin mendon që duhet t’i përmbahemi këtyre qëndrimeve dhe të rrisim vigjilencën”, tha më tej Gjoka për Euronews.

sokol gjoka izrael iran ballkani perendimor

Lini një Përgjigje