
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe.
Në mbledhje u caktua se furrat e bukës që janë edhe pastiçeri do e blejnë energjinë me çmim 9.5 lekë për kilovat/orë. Furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar kafe, do e blejnë energjinë me çmim 12 lekë për kilovat/orë.
Ndërkohë, vetëm për furrat e bukës që nuk ofrojnë shërbimin e kafes dhe pastiçerisë çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë, që do të thotë se do e blejnë energjinë me çmim 7.6 lekë për kilovat/orë, aq sa është aktualisht.
Kërkesa për të vendosur tre fasha për çmimin e energjisë elektrike në furrat e bukës, në varësi të produkteve që prodhojnë u shqyrtua sot. Propozimi ishte bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që kërkonte që furrat që bëjnë vetëm bukë të paguajnë 7.6 lekë për kilovat-orë, ndërsa ato që prodhojnë edhe ëmbëlsira të paguajnë 9.5 lekë. Propozimi i OSHEE parashikon që furrat që shërbejnë edhe si kafene të paguajnë 12 lekë për çdo kilovat-orë energji të konsumuar.
Lini një Përgjigje