TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2023, 09:38

“E përdorin politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin”, Karamuço: Pjesë e “Sky ECC” edhe gazetarë të njohur!

Shkruar nga Pamfleti
“E përdorin politikanët për të shantazhuar
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se pjesë e aplikacionit “Sky ECC” janë zbuluar dhe gazetarë të njohur shqiptar. Ai ka thënë se me ta i ka qëlluar të ketë qenë dhe në të njëjtën studio televizive.

Sipas Karamuços, ka faksimile të mesazheve që qarkullojnë dhe përdoren nga politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin.

“Gazetarët që nuk kanë vetëm profilin e të bërit lajm, por dhe të bërit lajmin biznes e kanë një adresë të tillë. Ka faksimile që qarkullojnë të mesazheve, madje i kanë dhe politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin. Të infiltruarit duhet të jenë me një autorizim të prokurorit, nuk e bën dot vetë. Kur shtrëmbrohet e vërteta me urdhër të bandave, ky nuk është më lajm.

Më ka qëlluar të jem në studio të jem me gazetar që e përdorin këtë aplikacion. Si mund t’i shpëtonte media krimit të organizuar, është pushteti i katërt”, u shpreh eksperti i kriminalistikës.

ervin karamuço

Lini një Përgjigje