TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2023, 08:06

Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit që solli demokracinë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore e

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore e 90-ës.

Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Marshimi i tyre ndaloi mes Qytetit Studenti dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen, më 9 dhjetor, studentët i konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat vazhduan deri më datën 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramiz Alinë  u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, 8 dhjetori përkujtohet si festë kombëtare e Rinisë, në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe të gjithë rinisë shqiptare.

sot ‘dita e rinisë’ 33 vjet nga lëvizja studentore

Lini një Përgjigje