
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat mes deputetit të PD, Ferdinand Xhaferraj dhe analistit Andi Bushati.
Xhaferraj mendon se presioni i opozitës, pra hedhja e flakadanëve në Kuvend, do ta detyrojnë Edi Ramën, që të lëshojë disa komisione dhe për këtë do të shërbejë edhe presioni ndërkombëtar.
Andi Bushati mendon ndryshe nga deputeti dhe thotë se Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se ky lloj optimizimi që shfaqin në PD, tregon se nuk e njohin ende mirë Edi Ramën.
Ferdinand Xhaferraj: Deri tani është krijuar një farë opinioni i përgjithshëm, që në të gjithë përplasjet që ka patur Rama me opozitën, ka arritur ti fitojë, sic ishte rasti i djegieve të mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Në këtë rast e ka betejë të humbur, sepse nuk ka të bëjë me opozitën. Unë them se ai do të miratojë komisionet hetimore, sepse problemin e ka me Kushtetutën. Sa më shumë të degradojë situata, do të mblidhet komuniteti ndërkombëtar. Kushtetuta thotë se është detyrim kushtetues komisioni. E nisi Fatos Nano në 2003, pati një përplasje, kështu deklaronte edhe ai si Rama, shkoi në GJK dhe u ngritën. Të njëjtën që dontë të bënte Berisha në 2007 dhe pastaj u ngritën. Do të ngrejë 8, 4, apo tre… Rama është shumë i kujdesshëm dhe e di shumë mirë se sim und të mbahet pushteti. Më parë Rama ishte mjaft afër Vucic, por e mori kthesën 180 gradë, ky që ishte dashnori i Vucic, doli kundër Ballkanit të Hapur, sepse e pa që ishte kundër komuniteti ndërkombëtar. Sa më shumë të degradojë situata, aq më shumë do të mblidhet faktori ndërkombëtar kundër Ramës.
Andi Bushati: Më duket shumë parashikim optimist ai që sapo dëgjova. Besoj se ka disa gjëra, që Edi Rama, kurrë nuk ka gjasë ti pranojë, përshembull komisioni për udhëtimet e familjes së tij me charter. Jo Kushtetutë, por edhe karta e OKB të jetë në diskutim, nuk do ta pranojë. Harrojeni se do të pranojë komision për cështjen McGonigal. Të shpresosh, se Edi Rama do të ketë qoftë edhe një skrupull minimal ndaj Kushtetutës, do të thotë të mos e njohësh Edi Ramën. Me zotin Xhaferraj kam këtë, po, edhe Berisha edhe Nano, nuk i kanë dashur komisionet hetimore, por as Berisha i dytë dhe as Nano, sado tendenca autoritariste të kenë shfaqur, nuk kanë ngritur një quasi ditkaturë si Rama, prandaj precedentët e tërheqjeve të mëparshme nuk mund të na bëjnë të shpresojnë se Rama do të tërhiqet si paraardhësit.
Xhaferraj: Nëse opozita nuk tërhiqet dhe nuk ka shans të tërhiqemi, sepse jemi me Kushtetutën nga mbrapa. Atëherë më mirë të ikim dhe ta lëmë këtë punë.
Sa më shumë të përshkallëzohet situata dhe të vijnë aktorë ndërkombëtarë, të thonë si është puna, cështja është 100-0. Ndoshta nuk i lëshon 8 komisione hetimore, por komisione hetirmore ka për të lëshuar.
Andi Bushati: Ju besoni apo shpresoni, që presioni juaj, sado i drejtë qoftë, do të bëjë të zgjohen disa ndërkombëtarë, të cilët kanë marrë vendimin e madh, e duan Shqipërinë doktaturë dhe me diktator Edi Ramën.
Nëse krijojmë idenë se ndërkombëtarët janë të ndjeshëm ndaj demokracisë, nuk arrij ta besoj. Nuk gjej asnjë mekanizmë real, që sado të drejtë të keni ju, të ketë një faktor që të drejtën duaj ta sendërzojë.
Lini një Përgjigje