TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 22:17

“Aksioni i opozitës i dështuar”, Spahiu: Të burgosurit politik dogjën veten në 2013, jo karriget si Berisha!

Shkruar nga Pamfleti

“Aksioni i opozitës i dështuar”, Spahiu: Të

Juristi Kreshnik Spahiu tha se të burgosurit politik në vitin 2013 i vunë flakën vetës për të krijuar një simbol dhe jo karriget e kuvendit të Shqipërisë siç bën ish-kryeministri Berisha.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai solli në vëmendje ngjarjen e rëndë ku ish-i burgosuri politik Lirak Bejko, i vuri flakën vetes pas 12 ditësh grevë urie për të drejtat e mohuara, ndërsa lëvizjet e tanishme në kuvend i konsideroi si lojë politike si nga ana e opozitës edhe nga ana e mazhorancës.

“Lirak Bejko, 10 vite më parë, pas 12 ditësh grevë urie, Lirak Bejko vendosi të vetëflijohet dhe nuk i vuri zjarrin as karriges, as çadrës kundrejt në grevë urie, as gazetave, as librave, por vendosi t’i vërë zjarrin vetes në emër të një kauze të cilën e kishte mbështetur dhe e kishte mbrojtur prej dekadash. Ishte ish-i burgosur politik dhe vendosi të vetëflijohet për të krijuar një simbol dhe një model.

Në sytë e mi, kjo që ndodh në kuvend shumicës së njerëzve u duket një luftë politike. mua më duket lojë nga të dyja palët. Nga kjo lojë kanë fituar edhe Partia Socialiste edhe opozita, grupi i rithemelimit të Sali Berishës. Kjo e dyta ka fituar sepse ka arritur të faktorizohet,  e dyta ka arritur të pushtojë të gjitha mediat, ekranet televizive, të bëhet lajm i parë kudo, e treta ka arritur të shtrëngojë radhët brenda vetes, e katërta ka arritur të zëvendësoj fjalën, e pesta ka arritur të lërë në hije të gjitha lëvizjet e reja politike”, tha juristi Spahiu.

spahiu opozita aksioni

Lini një Përgjigje