
Ish-prokurori, Ervin Karanxha analizoi situatën e drejtësisë dhe problematikën e ligjit për kthimin e pronave të ish-pronarëve, në kontekstin e ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Karanxha e cilësoi si turp dhe padrejtësi të madhe mënyrën se si funksionon procesi gjyqësor për pronat.
“Është turp i madh që ligji për kthimin e pronave të ish-pronarëve është bërë kundër pronarit. Ka qenë gjithmonë tendenca që pronari të mos marrë tokën e tij. Sot po ndodh pikërisht ajo që ishte parashikuar: e nis një gjyq kur je 50 vjeç dhe e mbaron 80 vjeç. Pronën e merr tek varri”, tha Karanxha në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.
Ai shtoi se procesi i gjatë dhe burokratik i gjykatave bën që shumica e ish-pronarëve të mos arrijnë kurrë të marrin pronat e tyre gjatë jetës.
“Ligjet e fillimit të viteve ’90 janë bërë në dëm të pronarit. Shumë herë pronari merr vetëm një letër gjyqi dhe asnjëherë tokën që i takon”, theksoi ish-prokurori.
Shum e sakte kam35 vjet qe po torturohem neper zyrat qendrore të institucioneve shtetërore dhe akoma nuk po na kthehen pronat tona ne lushnje qe I kemi shum origjinale por,poi shfrytezojne pronat tona me dokumenta fallco ne lushnje kryehajdutet politikan intelektual ne bashkëpunim me titullare dhe Avokatin e morem kuse ky pa pik turpi i tjetërson per interesat vetjake me te tjere politikan intelektual ke ATP Tiranë dhe kur do kthehen pronat tona ne lushnje dhe Berat kur ato jan te regjistruara në kadastren e lushnjes dhe nuk kemi perse te beje gjyqe qe me kan rrjepur nga ekonomia.