
Avokati Arben Llangozi, i ftuar në emsionin “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të ‘Pamfleti’-t, bëri një deklaratë ‘bombë’ ku tha se një anëtarë i Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ka kryer marrëdhënie seksuale me një sekretare brenda ambienteve të Vettingut.
Llangozi shkoi më tej, duke thënë se sekretaria mbeti shtatzënë dhe rasti mori dhenë, sa që antëtari i ONM-së, u detyrua që të largohej nga Shqipëria. Avokati tha se informacioni është i saktë, madje theksoi se kanë dalë edhe video për rastin në fjalë.
“E keni parë ju që dalin taksapagues shqiptarë edhe amerikanë dhe na marrin disa elementë, na i sjellin këtu në Shqipëri, që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë krijuar marrëdhënie intime me sekretaret e tyre dhe dalin publikisht. Kjo është reforma që na kanë sjellë, kjo është edukata që sjellin këta ndërkombëtarë.
Pra janë publikuar video. Unë kam publikuar video, madje më bënë dhe lajm që kisha gabuar, se kisha gabuar mbiemrin në fakt të një shtetasi të huaj që ishte në ONM. Por u interesova dhe i publikova sërish, pra i kërkova dhe falje atij personi që kisha ngatërruar vetëm mbiemrin, jo objektin. Fakti ishte i vërtetë, video ishte e vërtetë. Kishin dalë dhe madje kanë ngelur shtatzënë nëpër zyra, kanë kryer marrëdhënie intime nëpër zyrat e shtetit shqiptar në veting, këtë e dinë të gjithë. Madje njëra ka ngelur edhe shtatzënë dhe është larguar, ka dhënë dorëheqje ky anëtari i ONM dhe dilte kjo Kalavera duke thënë “na bëhet presion”. Çfarë presioni? Ajo duhet të japë shpjegime pse iku ky zotëria nga Shqipëria", tha Llangozi.
Respekte Avokat Llangozi je i vertet dhe trim Keshtu duhen Avokatet