TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2025, 19:34

Prapaskenat e politikës dhe të pathënat e drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti
 

Prapaskenat e politikës dhe të pathënat e drejtësisë!
Emisioni “Të Pashoq” kthehet sonte në 20:30'Live' në kanalin YouTube të “Pamfletit”, me një fokus të thellë mbi krizën e drejtësisë shqiptare. Në qendër të diskutimit: raporti i kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, në Kuvend dhe prapaskenat e nxehta për zgjedhjen e pasuesit të tij. Për të zbërthyer këto zhvillime, do të jetë i ftuar avokati i njohur Arben Llangozi.

Më pas, tensioni politik ngrihet me ish-deputetin Ervin Salianji, i cili do të analizojë situatën e brendshme në PD-në dhe pasojat e raportit të OSBE-së për zgjedhjet e 11 majit, duke prekur edhe pyetjen kryesore: a do t'i kërkojë ai Berishës zgjedhje të menjëhershme brenda partisë për ripërtërim dhe a do të garojë vetë për kryetar në 2026? Përballë tij, në një debat të zjarrtë, gazetari Flogert Muça.

Mos e humbisni, sonte live në kanalin në YouTube të "Pamfletit"!

 

Lini një Përgjigje