TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2025, 20:16

“Berisha nuk humbi nga non grata”, Bejko: Rast i kreut të PD, i ndryshëm nga Dodik

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha nuk humbi nga non grata”, Bejko: Rast i kreut të PD, i

Analisti Roland Bejko tha se kreu i PD, Sali Berisha nuk humbi në zgjedhjet e 11 majit për shkak të non gratës nga SHBA.

Bejko u shpreh se rasti Berisha është i ndryshëm nga Millorad Dodik, i cili doli nga lista e zezë e SHBA. Ai shtoi se Berisha ka lobuar për heqjen e non gratës duke paguar një shumë të madhe dollarësh.

“Varet nga negocimi që ka bërë, ose që po bën Berisha. Nuk është e fshehtë, ai ka paguar një shumë të madhe dollarësh. Ata po negociojnë heqjen e non gratës së Berishës. Nëse Dodik ishte dikush që kishte pushtet real dhe bëhet pengesë për Bosnjen, SHBA, aty çështja është serioze. Për Berishën, ata, figurat e larta amerikane, e dinë rrezik që ai nuk është fare në politikë. Por ai është kryetari i opozitës. Ata e ndryshuan qëndrimin, thanë se ishte lapsus. Berishës, mirë është që t’i hiqet. Berisha nuk ka humbur pse është penalizuar me non grata. Ne nuk e dimë nëse amerikanët do ia heqin non grata. Çështja është, si një amerikan në rajon, çfarë pune pengon Berisha?”, u shpreh ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje