TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2025, 20:32

"Nuk do t'i hiqet non grata", Frrok Çupi: Berisha mban mbi kurriz akuza të rënda

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk do t'i hiqet non grata", Frrok Çupi: Berisha mban mbi

Analisti Frrok Çupi tha se kreu i PD Sali Berisha ka probleme mbi kurriz, si korrupsioni dhe marrëdhënia e tij me SHBA.

Ai u shpreh se Berisha nuk do të heqë dorë kurrë nga politika, teksa shtoi se problemet e Dodik nuk janë të njëjtat me ato të kreut të PD. Çupi theksoi se nëse Dodik është i parapëlqyer në vendin e vet, Berisha është i urryer.

“Jo, nuk besoj. Sidomos kohët e fundit, Amerika po shkon në një vijë me atë që ka me politikën e vet. Nuk ka asnjë lidhje. Padyshim që politika amerikane dhe në këtë rajon është në lëvizje. E vetmja gjë që i bashkon është rajoni. Në një drejtim po shkon Dodik dhe në drejtim të kundërt po shkon Berisha. Dodik nuk tha që unë e mposht Amerikën, nuk e çoi në gjyq DASH. Pse është sanksionuar Dodik dhe pse është sanksionuar Berisha. Dodik është sanksionuar për një rezolutë të Bosnjes. Berisha ka mbi kurriz probleme shumë të mëdha, korrupsionin, mos sigurinë e SHBA. Nëse Dodik është i parapëlqyer në vendin e vet, Berisha është i urryer në vendin e vet. Dodik tha ika, Sali Berisha kurrë nuk e bën atë”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje