
Avokati Arben Llangozi, i ftuar në emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfleti’-t, deklaroi se Prokuroria e Posaçme, SPAK është kthyer në një makineri propagande që fabrikon më shumë publicitet sesa bën punë aktive.
Llangozi shtoi më tej se brenda ambienteve të SPAK-ut është hapur një zyrë për gazetarët e të gjitha mediave që flasin pro SPAK-ut, të cilët sipas avoaktit, përdoren për të shpërndarë propagandën e Porkurorisë së Posaçme.
Për avokatin kjo është diçka e paparanueshme që media të bëhet palë me prokurorinë apo gjykatën =, sipas tij, media si pushtet i katërt duhet të luaj rolin e saj në kërkim llogarinë ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe të gjitha institucioneve të tjera që abuzojnë me pushtetin që kanë.
“Pra, kemi një sërë ministrash që, në vend të ishin përpara masave të ndryshme, masa arresti dhe të tjera, ne shohim një dështim të SPAK-ut, i cili më tepër ka bërë një propagandë, është bërë me një zyrë shtypi që ka më tepër propagandë se sa ka një punë korrekte. Ajo që është për të ardhur keq, jo ju si media, ju jeni media më serioze, më korrekte që transmetoni pa censurë çdo lloj veprimtarie, qoftë pro SPAK, sepse nuk themi dot që i ka të gjitha dështimet, por edhe atëherë kur duhet të kritikohet.
Të mos harrojmë se në ambientet e SPAK-ut është hapur një zyrë për të gjithë gazetarët e gjitha mediave, që për mendimin tim është e tmerrshme ta mendosh që media të bëhet palë me prokurorinë dhe me gjykatë. Media jo vetëm të transmetojë në kohë reale, por njëkohësisht të investigojë dhe të jetë kritike kur duhet të jetë. Gjë që media shqiptare, për mendimin tim, është për të ardhur keq për nivelin ku ndodhet. Përjashtuar rastin e Pamfletit, shumica e mediave të tjera mbeten një dështim dhe janë në shërbim të SPAK-ut duke manipuluar opinionin publik dhe duke i dhënë ushqim publikut se ky institucion është duke funksionuar. Pra, kemi më tepër një fasadë njëlloj si qeveria...Unë shoh që SPAK-u po vepron njëlloj siç po vepron qeveria. Ne shohim më shumë fasada të lyera. Shohim publicitet, 4-5 masa arresti”, dekalroi Llangozi.
Lini një Përgjigje