TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2023, 13:41

“E abuzoi seksualisht në shtëpinë e gjyshërve”/ Nëna dhe vajza e mitur denoncojnë pas 8 vitesh 65-vjeçarin në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

“E abuzoi seksualisht në shtëpinë e gjyshërve”/

Një ngjarje e ndodhur 8 vite më parë në qytetin e Elbasanit ka vënë në pranga një 65-vjeçar me iniciale A.S.

Ky i fundit u denoncua dje në Policinë e Elbasanit nga një 14-vjeçare dhe nëna e saj se 65-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën në vitin 2015 në shtëpinë e gjyshërve të saj, kur vajza kishte qenë 6 vjeç.

Pas këtij denoncimi, policia vuri në pranga 65-vjeçarin.

Veprimet procedurale të policisë me 14-vjeçaren janë kryer në prani të nënës së saj, psikologes dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim. 

 

Lini një Përgjigje