TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2023, 13:03

Beqaj ende i lirë, “godet” SPAK: Kemi gjetur kontratën origjinale të “Sterilizimit”

Shkruar nga Pamfleti

Beqaj ende i lirë, “godet” SPAK: Kemi gjetur kontratën

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar sot se disponon kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit.

Në një sqarim për mediat, dy ditë pas publikimit të lajmit se kontrata origjinale nuk ekziston, SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera.

Në dosjen e SPAK-ut të publikuar nga mediat thuhet se në datën 8 tetor të vitit 2021 është marrë vendimi i sekuestrimit të dokumenteve të këtij investimi partnertitet publik-privat.

Oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar nga institucioni dokumentet origjinale por në datën 20 dhjetor në procesverbal ata kanë deklaruar se megjithë kërkimet ne arkivë nuk u gjet dokumenti origjinal, madje as anekset përkatëse.

Në vend të kësaj është sekuestruar një kopje e noterizuar. Po ashtu prokurorët akuzojnë për fryrje të kostove me qëllim mashtrimin me pasoja të rënda për shtetin shqiptar.

Madje, ndër të tjera, rezulton se në QSUT ishin paisjet për sterilizimin e paisjeve kirurgjikale për të përballuar më shumë nga setet që kërkoheshin në spitali e QSUT, por nuk u vu në punë.

Tashmë në masën e arrestit janë pronari i koncesionit Ilir Rrapaj dhe zëvendësministri Klodian Rjepaj.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,  pronari i kompanisë Investital LLC, u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro.

Biznesmeni Rjepaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat mbrëmjen e 16 gushtit 2023, pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe. 

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.

Lini një Përgjigje