Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për 23 të pandehurit në çështjen që lidhet me Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilët janë gjykuar me procedurë të shkurtuar.
Në total, prokurori Dritan Prençi ka kërkuar 34 vite e 6 muaj burgim për këtë grup të pandehurish. Ndërkohë, pesë persona të tjerë po përballen me gjykimin sipas procedurës së zakonshme, në një proces të ndarë.
Sipas pretencës së lexuar në Gjykatën e Posaçme, për secilin të pandehur janë kërkuar këto masa dënimi:
Edmond Terthorja – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Amarildo Lleshi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Serafin Skenderi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Altin Murto – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Klara Jahollari – 1 vit burg, t’i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Agim Sefa – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Mehmet Qoshja – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Enkeleida Sallaku – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Romina Koto – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Artur Koleci – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Blenard Spaho – 1.6 vite burg, t’i zbresë dënimi me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.
Tedi Proda – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Elvira Shtogu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Tone Vukaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Eridiana Cuni – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Erjola Kopali – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Etleva Shore – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Ilir Kapaj – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Radion Dhromi – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Klea Lekoçaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Sefa – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Shehu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Rezearta Dervishi – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Ndërkohë, Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme, në një proces të veçuar nga pjesa tjetër e të pandehurve.
Sipas akuzës, ndaj grupit rëndon përgjegjësia për nëntë procedura tenderimi të zhvilluara në mënyrë fiktive gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh të reja. Në këtë çështje përfshihen zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës, si edhe biznesmenë e persona të tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 18 mars për seancën e radhës, ku do të paraqiten mbrojtjet e të pandehurve, ndërsa më pas pritet shpallja e vendimit.
Lini një Përgjigje