TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2026, 08:05

Eksperti flet me shifra: Sa është dëmi i madh ekonomik që është shkaktuar nga bllokimi i juglindjes

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti flet me shifra: Sa është dëmi i madh ekonomik që
Rrugët e dëmtuara në aksin Librazhd-Prrenjas

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ka folur me shifra dhe ka shpjeguar qartë dëmin e madh ekonomik që është shkaktuar nga bllokimi i juglindjes.

Në studion e Quo Vadis, Sefa tha se kjo situatë, po rëndon më shumë xhepat e qytetarëve, pasi po reflektohet çdo gjë në çmimin e produkteve.

“Ka një rregullator. Për çdo 10% vonesë mallrash, ka një ndikim në çmimin final, 1%. Mollët që vijnë nga Korça, nëse vinin për 3 ditë, vijnë për 7 ditë, dhe me çmim më të lartë. Në atë aks, ka kaluar 75% e ekonomisë. Vjet tregtia jonë me Maqedoninw e Veriut ishte 23 miliard lekë, vetëm përmes këtij aksi. Ai aks është gjurmë e korridorit të 8. Kosto e zgjerimit të rrugës, pa këto dëme, ishte 250 mln euro dhe mbi 400 mln euro për hekurudhën. Shto tani edhe dëmin, ka një kosto tjetër. Ka 8 vjet që buxheti i Ministrisë së Infrastrukturws është o vendi i parë o i dyrë në buxhetin e shtetit. Teorikisht duhet të ketë edhe kolaudim, pas përfundimit të punimeve në rrugë”, tha Sefa.

eksperti demi i madh ekonomik juglindje

Lini një Përgjigje