TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2026, 09:44

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Proda firmos emërime të reja 

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime në Policinë e Shtetit, Proda firmos emërime të
Ilir Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa lëvizje në nivel drejtuesish të komisariateve në vend.

Mësohet se Luan Sinanaj largohet nga posti i shefit të Komisariatit të Krujës dhe emërohet në krye të Komisariatit të Pogradecit.

Në vend të tij, në drejtimin e Komisariatit të Krujës është caktuar Santiljano Ndreu, i cili më herët ushtronte detyrën e shefit të krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Ndërkohë, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.

ndryshime në policinë e shtetit ilir proda firmos emerime te reja

Lini një Përgjigje