
Penchom Saetang, Drejtore Ekzekutive e 'Thailand Earth', një prej organizatave e cila dha sinjalin se në Tajlandë po futeshin 800 tonë mbetje që më pas rezultuan të ishin nisur nga Shqipëria, ka treguar itinerarin e kontejnerëve.
Në Syri TV, ajo u pyet se si ra në gjurmët e skandalit. Z.Saetang u shpreh se organizata që ajo drejton u informua prej një rrjeti në fund të korrikut, se kishte pluhur elektrok prej çelikut që po transportohej në Tajlandë dhe konsiderohet mbetje e rrezikshme dhe e palejueshme nga konventat përkatëse.
Sartang u shpreh se ata kishin thjesht info që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalonin prej Italisë dhe Marokut, më pas Singapor dhe së fundi Tajlandë. Ndaj organizata u dërgoi informacion këtyre vendeve që të ndalonin dhe të kontrollonin nëse materiali apo se çfarë gjendej brenda kontejnerëve ishte i rrezikshëm, apo jo dhe nëse po do të kthehej në Shqipëri sepse është kundër rregullave dhe konventave përkatëse.
“Po ne u informuam prej një rrjeti në fund të korrikut, se kishte pluhur elektrok prej çelikut që po transportohej në Tajlandë dhe konsiderohet mbetje e rrezikshme dhe e palejueshme nga konventat përkatëse.
Në informuam qeverinë tajlandeze, veçanërisht Departamentin e Punëve Industriale për të mësuar nëse kishin informacion dhe nëse kishin dhënë leje për importim, dhe pamë që ishte pluhur i kuq, dhe morëm inofrmacion që qeveria tajlandeze nuk kishte dhënë kurrë leje për inportim.
Dhe kontaktuam Departamentin e Doganave të Tajlandës për ti mbajtur ata në alert dhe që të vijonin më monitorimin e mbetjeve të kompanisë 'Majers' që po sillte mbetje në Tajlandë në gusht dhe në fillim të shtatorit.
Po në fillim nuk e morëm këtë informacion për eksportin , kishim thjesht informacion që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalonin prej Italisë dhe Marokut, më pas Singapor dhe së fundi Tajlandë, ndaj organizata ime, ne, u dërguam informacion këtyre vendeve që të ndalonin dhe të kontrollonin nëse materiali apo se çfarë gjendej brenda kontejnerëve ishte i rrezikshëm, apo jo dhe nëse po do të kthehej në Shqipëri sepse është kundër rregullave dhe konventave përkatëse. Gjithashtu u kemi dërguar letra qeverive përkatëse për të ndaluar këto mbetje, sidomos Singaporit nëse mbetjet arritën në Singapor dhe vijojmë të monitorojmë dhe zbuluam se gjithashtu në lidhje më gjurmimin e këtyre mbetjeve në lidhje me kalimin e tyre nga Afrika”, u shpreh Saetang.
Lini një Përgjigje