TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2024, 07:09

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme. Referuar temperaturave të ditëve të fundit, gjatë ditës së sotme pritet një rritje me 3-4 gradë e temperaturave.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 32°C
në zonat e ulëta 15 deri 35°C
në zonat bregdetare 17 deri 34°C

Lini një Përgjigje