TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2024, 21:35

Mbetjet e rrezikshme/ Tomorri: Institucionet e shtetit mund të jenë korruptuar në këtë histori!

Shkruar nga Pamfleti

Mbetjet e rrezikshme/ Tomorri: Institucionet e shtetit mund të jenë

Gazetari Klodian Tomorri, është shprehur se institucionet shqiptare kanë filluar një lojë pingpongu me gjysmë të vërteta, ku duket sikur tentojnë t’ia lënë topin apo përgjegjësinë në derë njëra-tjetrës.

Gjatë një interviste në “Syri TV”,  Tomorri u shpreh, se dyshimi është që mund të jenë falsifikuar letrat ose të gjithë kanë mbyllur sytë se janë palë ose të gjithë strukturat e shtetit janë korruptuar në këtë histori.

Institucionet shqiptare kanë filluar një lojë pingpongu me gjysmë të vërteta, duket sikur tentojnë t’ja lënë topin apo përgjegjësinë në derë njëra-tjetrës, ju e patë reagimin e ministrisë së mjedisit e cila në mënyrë indirekte deklaronte për mediat që mbetjet janë të Kurum, më pas patëm kompaninë Kurum e cila soli zyrtarisht dhe tha nuk janë mbetjet tona, ne nuk kemi eksportuar mbetje.

Pra bëhet fjalë për kontenierët që u tentua të çoheshin në Tajlandë, dhe tani ndodhen në Singapor , dhe pritet të rikthehen në Shqipëri.

Dhe sot patëm doganën e cila reagoi, por vetëm për rastin e Kinës, dhe tha që me të vërtetë që janë nisur nga Shqipëria, nga porti i Durrësit, por nuk është produkt shqiptar por janë të Kosovës.

Nëse do të ishte e deklaruar në letra si ngarkesë mbetjes e rrezikshme, ajo nuk mund të nisej pa autorizimin e Ministrisë së Mjedisit, pra dyshimi është që mund të jenë falsifikuar letrat ose të gjithë kanë mbyllur sytë se janë palë ose të gjithë strukturat e shtetit janë korruptuar në këtë histori”, u shpreh Tomorri.

Lini një Përgjigje