TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2024, 21:01

“Është ngarkesë eksport vdekjeje”, Çollaku për skandalin e mbetjeve: Ka kakofoni, asnjë institucion nuk del të sqarojë popullin

Shkruar nga Pamfleti

“Është ngarkesë eksport vdekjeje”, Çollaku

Gazetari, Basir Çollaku, teksa komentoi skandalin e anijes me mbetje toksike që është një ngjarje e rëndë dhe se ka një lloj kaosi deklarimesh nga doganat, porti, policia e prokuroria.

Në “Ora News” ai tha se nuk janë të gjithë në një mëndje, sikur janë në qeveri të ndryshme.

Çollaku: Natyrisht që alarmi ka kërcitur në të gjithë botën përveç se në Shqipëri.

Janë institucionet ata që heshtin, janë institucionet tona të hetimit dhe zbatimit të ligjit që i kanë kthyer kurrizin ngjarjes e cila është shumë e rëndë.

Ka një lloj kaosi deklarimesh nga doganat, nga porti, nga policia e prokuroria.

Nuk janë në një mëndje, sikur janë në qeveri të ndryshme.

Kjo është një lloj kurthi ku ato kanë rëndë me dashje, është mosdëshira për të shkuar e për të zbardhur të vërtetën.

Ore fundja, a janë lëndë kimike, janë toksike apo janë radioaktive?

Ne nuk kemi një përgjigje serioze, zyrtare për këtë ngjarje shumë të rëndë.

Kjo është ngarkesë eksport vdekjeje. 

Lini një Përgjigje