
Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mbrëmje në Shkodër. Dhjetëra forca policie janë parë në qytetin verior, duke kryer kontrolle. Ende nuk dihet zyrtarisht qëllimi i aksionit, por Shkodra njihet si një nga qytetet ku kemi disa fise kriminale.
Po ashtu operacioni vjen pas vrasjes që ndodhi në Velipojë dhe ngjarjes sot në Malësinë e Madhe. Forcat RENEA kryen një aksion paradite për asgjësimin e kanabisit në zonat e thella malore, por u përballën me të shtëna.
Sa i takon ngjarjes në Velipojë, janë ende në kërkim Edmir dhe Gëzim Frroku, autorë të vrasjes së shtetasve Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Efektivët kanë intensifikuar kërkimet e tyre për gjetjen dhe kapjen e dy vëllezërve Frroku. Policia është gjithashtu në negociata e sipër me familjen Frroku në mënyrë që dy vëllezërit të dorëzohen dhe të mos bëjnë rezistencë duke qëndruar të fshehur për t’i shpëtuar uniformave blu.
Gjatë negociatava, familja Frroku ka dhënë sinjale pozitive se dy të dyshuarit mund të vetëdorëzohen për t’ia lënë shtetit këtë çështje në dorë. Babai i vëllezërve Frroku, sipas burimeve nga kjo familje gjatë një bisedë me policinë në negociata e sipër ka deklaruar se “nuk kalohet jeta ferrave e maleve”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje