
Një ndër ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit ishte dhe plagosja e inxhinierit të Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta nga efektivi Erjon Goxhara.
Shkak për këtë ngjarje u bë lidhja jashtëmartesore e bashkëshortes së efektivit.
Erjon Goxhara iu dorëzua drejtësisë pas 48 orësh në arrati, ndërkohë gazetari Dritan Laçi tregon se historia e dashurisë së efektivit me bashkëshorten, dashuria e të cilëve ka lindur qysh fëmijë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Laçi tregon se efektivi me bashkëshorten u dashuruan që kur ajo ishte 13-vjeç dhe më pas dy vite më vonë, kur ajo mbushi 15 ata u martuan. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë.
Erjon Goxhara kontribuoi edhe në shkollimin e bashkëshortes së tij që ajo të fitonte një diplomë dhe të ishte e aftë për t’iu bashkuar tregut të punës.
Por, fatkeqësisht gjërat mes çiftit filluan të ndryshojnë ndër vite, deri tek tradhëtia dhe prita tek ‘Komuna e Parisit’ ku dhe e ka qëlluar për ti dhënë një mesazh Kostës dhe bashkëshortes së tij.
Lini një Përgjigje